Vitali Klitschko ka mbrojtur titullin e tij WBC në kategorinë e rëndë pas një fitoreje të madhe në pikë ndaj amerikanit Kevin Johnson në Zvicër.
Klitschko dominoi që nga fillimi por nuk arriti të finalizoj goditjet me pastërtinë e duhur, por në fund triumfoi duke ja mbyllur gojën David Haye kampionit në WBA i cili e pret Klitschkon me padurim në vitin 2010.
Vitali 38 vjeçar, arrin të mposht të pamposhtshmin deri sot Kevin Johnson në pikë, 120-108 dy herë dhe 119-109 përderisa Klitschko tani ka 39 fitore dhe dy humbje.
/LajmeSport.com
Tags: Box, Kevin Johnson, Vitali Klitschko