Dje, sulmuesi i Lazios Mauro Zarate i kishte thënë shtypit se koha e Francesco Tottit kishte kaluar. Por, në skenë tani del vetë protagonisti Totti, i cili ja jep një shuplakë si kundërpërgjigje Zarates.
“ Urime të gjithë tifozëve, të gjitha sporteve dhe të gjitha kampionëve si Buffon, Del Piero, Messi, Cristiano Ronaldo, Kaka, Ronaldinho. Më falni nëse e kam harruar ndokë.”
“ Pasi që jemi në sezonin e krishtilindjeve, ne duhet të bëhemi më të mirë. Unë i jap Zarates 240 dëshira. Në vitin 2010, unë shpresoj të bëhemi golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në histori të Series A.”
“ Oh, më falni se harova, duhet të nxitohem pasi që koha ime ka kaluar…po, mos haroni, se në fillim të 2009 isha një lojtar i harxhuar.”
Numri 240 që e përmend Totti më lartë është aludim për 240 gola të shënuara gjatë karrierës së tij në të gjitha garat.
/LajmeSport.com
Tags: Lazio, Serie A, Totti, Zarate
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984