Pista e Silverstone ka nënshkruar një kontratë të re me presidentin e FIA Bernie Eccelstone që Silverstone të mbetet edhe për 17 vite të tjera vendi ku do të mbahen garat në Formula ni për çmimin e madh të Britanisë së Madhe.
Kontrata është nënshkruar pranë ambienteve të FIA mes presidentit të FIA-s dhe presidentit të BRDC Damon Hill.
Të dy këta zyrtarë u shprehën mjaft të lumtur me arritjen e kësaj marveshje, pasi që kështu sipas tyre do të mund të zhvillohet edhe më tej kjo pistë.
Silverstone pra kështu, edhe njëher e mposht rivalin lokal Donnington që nuk ka shijuar që moti ndonjë garë të madhe për shkak se nuk po zhvillohet.
Silverstone është nëna e garave automobilistike angleze. Silverstone është pista e parë në të cilën u zhvillua një xhiro e Formula 1. Për herë të parë ajo e priti garën më të madhe në vitin 1948.
Silverstone është mikpritëse e Formula 1 që prej vitit 1984.
/LajmeSport.com
Tags: Formula 1, Silverstone