Roma është kualifikuar për fazën e mëtutjeshme të Europa League pasi që demoloi si mysafir CSKA Sofian me rezultat 3-0.
Në fund të pjesës së parë shënon gol Alessio Cerci. Ai e dyfishon epërsinë në minutën e 52 për 2-0.
Scardina në minutën e 89 kompleton shkatërimin e bullgarëve.
Në ndeshjen tjetër kruciale të grupit, Fulhamit i duhej fitorja ndaj Baselit në transfertë. Anglezët ishin perfid duke shënuar fitore prej 3-2 në një ndeshje jashtëzakonisht intersante.
Zvicëranët rezistuan vetëm 41 minuta kur Bobby Zamora shënon për 0-1. Katër minuta më vonë Zamora dyfishon epërsinë.
Në pjesën e dytë Alexander Frei shënon nga penaltia për 1-2.
Por në minutën e 77 Zoltan Gera shuan shpresat e tifozëve vendas.
Dhe një gol ngushëllues shënoi Streller në minutën e 87.
Roma kualifikohet si lider i grupit me 13 pikë kurse Fulham është në vendin e dytë me dhjetë pikë.
/LajmeSport.com
Tags: Europa League, Fulham, Roma
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984