Ëndrra e të githë fansave të Formula 1 do të bëhet shpejtë realitet…
Skuadra e re Mercedes është duke punuar 24h në 24h për të rikthyer në pistë 7 herë kampionin e Formula 1 Michael Shumacher.
LajmeSport.com mëson se kontrata për sezonin 2010 është praktikisht e arritur dhe e çartë. Shumacher është pajtuar për tu rikthyer kurse Ferrari e ka lënë të shkoj pa kurfarë problemi.
Bossi i skuderisë Mercedes Ross Brawn është duke i zhvilluar bisedimet përfundimtare me mikun e tij të vjetër. Së bashku ata morrën 7 tituj të Formulës 1.
Shumacher nuk dëshiroi që as dje të konfirmoj rikthimin.
LajmeSport.com e din planin sekret të rikthimit të tij.
Shumacher do ti nënshtrohet komplet një testi mjekësor. Mjeku i tij Dr. Johannes Peil nga KlinikaSportive në Bad Nauheim ka punuar me të gjatë katër muajve të fundit për të sanuar dëmtimin në kokë pas aksidentit me motorin e tij.
Më parë dështoi rikthimi i tij te Ferrari, por tani, menaxheri i tij thotë se gjithçka është në rregull, dhe se ai do ti nënshtrohet testeve me automjetin e tij në shkurt në Valencia.
Por, Mercedes dëshiron që ta vë në sprovë më herët Shumacherin, duke e urdhëruar që ti kryej testet e para me automjetin në një pistë më të vjetër.
Në Shkurt fillojnë testet zyrtare në Xerez, Valencia dhe Barcelonë.
Gara e parë zhvillohet më 14 Mars në shkretëtirën e Bahrainit. Tifozët gjerman do të shohin atë më 25 Korrik në Hockenheim.
Nënshkrimi i kontratës nga Shumacher tani është vetëm çështje kohe.
Tani Shumacher është duke biseduar për gjërat që i interesojnë më shumë, për makinën dhe për inzhinierët që punojnë në skuderinë gjermane.
Shumacher do të përfitoj hiq më pak se 7 milion euro nga kontrata me Mercedes, të cilat do ti fitoj lehtë nga sponsorët.
Fakt është, Michael Shumacher më 3 Janar bëhet 41 vjeçar, deri atëherë gjithçka do të bëhet e zyrtare.
Si e pritni ju lexues të nderuar rikthimin e Shumacher ? Duam mendimin tuaj, Shprehuni…
/LajmeSport.com
Tags: Formula 1, Michael Shumacher