Thursday, May 24th, 2012

Everton bën rikthim senzacional

Published on December 6, 2009 by   ·   1 Comment

tim cahill dhe robbie keane ne nje duel - tottenham vs everton

Everton ka arritur të nxjerrë një pikë të artë pasi që riktheu rezultatin në mënyrë senzacionale në dhjetë minutat e fundit të takimit.

Skuadra e David Moyes përsëri ishte e pafat në pjesën e parë pasi që ashtu si ndaj Liverpoolit edhe ndaj Tottenhamit mungonte konkretizimi i rasteve.

Nga ana tjetër mysafirët ishin më solid, duke mbajtur balancin në pjesën e parë, dhe duke shënuar në pjesën e dytë.

Me të filluar pjesa e dytë, golashënuesi më i mirë i premier ligës Jermaine Defoe shënon për 1-0 për mysafirët.

Në minutën e 59 vjen dhe goli i dytë i takimit nga Michael Dawson i cili tregohet i pamëshërishëm ndaj Toffees, duke menduar se kishin siguruar tri pikë të reja.

Mirëpo, vendasit rikthehen në takim në minutën e 78 kur shënon Luis Saha i cili mëtoi të ishte goli i nderit por kjo nuk ishte e tëra.

Protagonisti kryesor i takimit ishte Tim Cahill i cili në minutën e 86 barazon rezultatin në 2-2 duke i dhënë shpresa skuadrës së tij se do të mund të merrte tri pikë, por nuk ja doli deri në fund.

Tottehnami kështu mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 9 pikë më pak se Chelsea, 7 pikë më pak se Man.Utd dhe një më pak se Arsenal që është në pozitën e tretë.
Tabela e premier ligës

/LajmeSport.com

Tags: , ,

  • http://lajmesport.com Diego-Juve

    o te fort jeni O LajmeSport ma te fortit ne Shqiptari me te vertet esht e pabesushme se si mundeni ti merrni kaq shpejt Lajmet Numero Uno jeni sikur Juve hehehe veq Vazhdoni.. Peace From Peja

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements