Tottenham, ka coptuar, shkelur, shkatëruar, demoralizuar, dërrmuar, demoluar apo si të doni, Wiganin me rezultat 9-1 si nikoqir.
Shkelja e Wiganit nis që në minutën e 9 kur Peter Crouch shënon golin e parë të këtij takimi.
Më pas, vjen një hattrick radhazi i Defoe në minutat 51,54, dhe 58, kurse aty nderhyri dhe Scharner që shënoi golin e nderit në minutën e 57.
Aaron Lennon në minutën e 64 vazhdon këtë seri dërrmuese për 5-1 kurse për 6-1 dhe 7-1 shënon Defoe në minutat 67 dhe 87. Në minutën 88 Chris Krikland shënon autogol pasi që ju ka bërë porta bajat pas shpuarjeve që ja bëri Deofe & Co.
Demoralizimin total të mysafirëve e finalizon Niko Kranjcar në minutën e 90 për 9-1.
Ky demolim nuk mbahet mend, pasi që i ngjason atyre të divizioneve të treta ose të katërta të ligës së Kosovës, dhe është hera e parë dhe ndoshta fitorja më e lartë në histori të premier ligës.
Tottenham tani ka 25 pikë në pozitën e 4 në tabelë.
/LajmeSport.com
Tags: premier league, Tottenham, Wigan