Trajneri i Interit Jose Mourinho ka thumbuar rivalët e tij Milanin dhe Juventusin, duke lavdëruar aftësitë e veta, pasi pohon që nuk do të kalonte as një javë dhe do të gjente punë, nëse Moratti e shkarkon.
“ A ishte humbja ndaj Barcelonës e keqe për futbollin Italian? Po, por jo aq keq sa të humbasësh nga Bordeaux si mysafir dhe nga Zurichu në shtëpi,” i tha ai mediave, duke u referuar në Juventusin dhe Milanin.
“ Unë kam lexuar se tanimë kanë gjetur zëvëndësuesin tim, por nuk është problem për mua. Nëse do të shkarkohem do të gjej punë mbrenda javës.” Përfundoi Mourinho.
/LajmeSport.com
Tags: Inter, Juventus, Milan, Mourinho, Serie A
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984