Arsenali ka pësuar humbje të thellë nga Chelsea prej 3-0 midis Emirates Stadium duke bërë kështu para-përshëndetjen për titullin në Premier Ligë.
Pjesa e parë
Takimi filloi qetë, me të filloi dhe festa në Emirates. Aksionet e para filluan por pa konkretizim.
Situatë e dyshimtë në minutën e 15 kërkohet penalti nga top çinjt.
Tre minuta më vonë vjen një pasim fantastik për Nicolas Anelka i cili dështon të shënoj pasi pengohet nga Sagna. Rast Ideal.
Ndeshja fillon të elektrizohet me raste her në njërën anë e her në anën tjetër.
Në minutën e 41 Ashley Cole depërton bukur dhe lëshon një pasim fenomenal për Drogban që edhe më fenomenal shënon për 0-1.
Në fund të pjesës së parë përsëri Ashley Cole lanson një harkim të bukur kurse Vermaelen e vendos topin në rrjetë.
Pjesa e dytë
Pjesa e dytë siç është pritur filloi me iniciativë të Arsenalit. Menjëherë organizohet një sulm mjaft i mirë, nga e cila prodhohet një tollovi nga e cila del një gol i anuluar i Arshavinit.
Deri te goli i tretë i Chelseat, Arsenali sulmonte pa kurfarë efekti. Futbollistët e Arsenalit shkonin deri te goli kurse nuk arrinin të shënonin.
Vulën takimit i jep Didier Drogba që shënon nga goditja e lirë nga më se 30 metra. Gol me të vërtetë fantastik. Allmunia ishte i pafat në këtë goditje.
Deri në fund të takimit rezultati nuk ndryshoi.
Me këtë demolim Chelsea kompleton koleksionin me fitoret ndaj klubeve të katërshes së madhe. Distanca ndaj United mbetet e njëjtë kurse Arsenalit, Chelsea tani do ti ikë 11 pikë, kurse Arsenali ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
/LajmeSport.com
Tags: Arsenal, Chelsea, premier league