Thursday, May 24th, 2012

Terry : Rooney-lojtar i pazëvendësueshëm në kombëtaren e Anglisë

Published on October 13, 2009 by   ·   No Comments

John Terry

Kapiteni i Chelsea,John Terry ka pranuar se që të plotësohet zbrazëtia e Rooneyt është një detyrë shumë e vështirë për Anglinë.

Mbrojtësi i cili po ashtu është kapiten i Anglisë,mendon se sulmuesi i Man.Utd,Wayne Rooney është njëri nga ata lojtarë të paktë që sjell diçka të veçantë në ekipin e Fabio Capellos.

“Rooney ka munguar në turne të mëdha.Kur kemi qenë në turne ai ka qenë i lënduar dhe i pezulluar”.

“A është i pazëvendësueshëm?Mendoj se po.Ai është një lojtar i pjekur me shumë përgjegjësi”.

“Them se disa here ai kishte humbur kontrollin,dhe ai ka mësuar nga ajo.Tani fatmirësisht nuk jemi duke parë raste të tilla si më pare”.

“Ne jemi duke parë Wayne Rooney-n e vërtetë.Ai është njëri ndër golashënuesit më të mirë të Anglisë dhe Manchester United”.

“Ky është një shans për të luajtur pa atë dhe trajneri do të provojë ti jep lojtarëve të tjerë për ti treguar kualitetet e tyre”.

“Në një lojë në Gjermani para 12 muajve ne kishim luajtur pa disa lojtarë kyç,mirëpo Gabby Agbonlahor dhe Shaun Wright-Philips ia dolën shumë mirë”.

“Ky është një rast që ata të vijnë dhe të dëshmohen se e meritojnë vendin në kombëtare”.

/LajmeSport.com

Tags: , , ,

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements