
Spanja ka shkatëruar me plot kuptim të fjalës Serbinë e cila nuk pati shanca ndaj furisë së kuqe, duke humbur me rezultat 85-63.
Pau Gasol ka arritur double-double prej 18 pikë e 11 kërcimesh dhe tre bllokada duke e mposhtur kështu pothuajse vetëm Serbinë.
Takimi përfundoi në qerekun e parë pas një epërsie prej 15 pikësh në fillim e cila u rrit në 24 pikë, dhe që nga ai moment, takimi kishte përfunduar.
Pau Gasol ishte i pandalshëm në trapez i cili vetëm mposhti Serbinë në qerekun e parë.
Spanja demoloi totalisht Serbët të cilët kanë dështuar totalisht. Fillimisht Spanja e arriti fitoren pas rezultatit 44-23, duke përfshirë 18 kërcime në sulm dhe duke pranuar vetëm 9 kundërsulme nga të cilat Spanjollët, Serbët i mbajtën në distanc duke i bërë të dështojnë nga vija 6.25 prej 6 nga 19 herë.
Pau Gasol ishte njeriu i ndeshjes me 18 pikë e 11 kërcime kurse nga ana tjetër më i mirë te serbët ishte Novica Velickovic me 15 pikë e pesë kërcime.
MVP – lojtari më i vlefshëm i turneut u shpall Pau Gasol me një mesatare prej 18,7 pikës për ndeshje.
/LajmeSport.com
Tags: eurobasket2009, Spanja