Thursday, November 27th, 2014

R. Superliga: Ndeshjet e javës së 5

Published on September 4, 2009 by   ·   No Comments
bet365

Java e 5 e Raiffeisen Superligës së Kosovës do të zhvillohet këtë vikend ku dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën kurse të dielën katër ndeshje.

Skuadra kryesuese në renditje, Flamurtari udhëton në Skenderaj, ku do të ballafaqohet me Drenicën, e cila pas humbjes së thellë në Kastriot (0:6) ka bërë ndryshime në krye të skuadrës.

Në fakt, pas dorëheqjes së Xhafer Dobrës, trajner i ri është emëruar Valdet Shoshi.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e ditës së shtunë do të jetë ajo ndërmjet Prishtinës dhe KEK-ut. Skuadra kampione në fuqi deri më tash ka realizuar vetëm një fitore, duke pësuar tri humbje, derisa KEK-u vjen në këtë sfidë i motivuar nga fitorja me rezultat bindës ndaj Drenicës.

Ndeshjet tejet interesante priten edhe në sfidat e ditës së diel, ku zhvillohet derbi i Rrafshit të Dukagjinit, Besa-Vëllaznimi, si dhe derbi i rivalëve të vjetër, Trepça-Liria.

Vëmendjen e madhe të dashamirëve të futbollit e tërheqin edhe duelet Hysi-Ferizaj dhe Gjilani-Kosova (V).

Raiffeisen Superliga, java e 5-të, dita e zhvillimit 05/06.09.2009, në ora 16.00
e shtunë
Drenica – Flamurtari (M.Ferati, E.Baliqi, E.Zeqiri)
Prishtina – KEK-u (I.Kelmendi, G.Daka, Arton Latifi)

e diel
Besa – Vëllaznimi (H.Hajdari, B.Selimaj, F.Jakupi)
Hysi – Ferizaj (A.Hoxhaj, S.Berisha, G.Havolli)
Gjilani – Kosova (V) (P.Hasani, Z.Miranaj, M.Aliu)
Trepça -Liria (S.Domi, S.Krasniqi, F.Brahushi)

Liga e pare java e 3 dita e zhvillimit 05/06.09.2009 ne ora 16.00

e shtunë
Rahoveci – Trepça ’89 (Z.Berisha, L.Shala, A.Humolli)
Ulpiana – Ballkani (H.Kabashi, B.Haxhikadria, B.Kepuska)
Llapi – R.Sadiku (K.Vula, I.Breznica, A.Qehaja)
Drita – 2 Korriku (Q.Haskuka, J.Musolli, N.Hysenaj)
Feronikeli – F. Kosova (T.Maloku, L.Gegaj, M.Ibrahimi)
Gjakova – Istogu (G.Shala, B.Morina, Sh.Raci)

e diel
Sharri – Vullnetari i UÇK-së (D.Radoniqi, R.Hyseni, F.Cermjani)
Lepenci – Besiana (Z.Qorraj, A.Peshteri, I.Veseli)

Burimi i lajmit : Nga faqja Zyrtare e Federatës së Kosovës.

/LajmeSport.com

bet365
Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

mess

50 lojtarët më të mirë në botë sipas FIFA-s

FIFA 2015 ka publikuar listën e 50 lojtarëve ...
zhgenjyesit

Ja kush është 11-shja e dështakëve në Brazil 2014

Pa dyshim që për Kupën e Botës flitet ...
arena

Holand – Argjentinë si arritën në gjysmëfinale të dyja skuadrat

Pesë ndeshjet e fundit të Holandës: Holand* 0-0 Kosta ...

Advertisements