Në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), në Prishtinë të enjten është bërë tërheqja e shortit për edicionin e garave 2009/10 për të dyja konkurrencat.
Në konkurrencën e meshkujve takimi derbi do të zhvillohet në “Karagaçi” të Pejës, ku Besa Famiglia do të ballafaqohet me Vëllaznimin.
Shorti ishte i pamëshirshëm në konkurrencën e femrave, pasi që në hapje të këtij edicioni të përballen vashat e Prishtinës me Kosovën e Vushtrrisë, skuadrat këto që fituan nga një trofe në edicionin e kaluar (Prishtina fituese e kupës, kurse Kosova e titullit).
Ndeshjet e xhiros së parë zhvillohen më 26-27 shtator.
Në javën e parë takohen: meshkujt
Besa Famiglia – Vëllaznimi
Trepça – Kosova
Kastrioti – Rahoveci
Prishtina – Drenica
/RTV21/LajmeSport.Com
Tags: Hendboll, shorti, stinor i ri
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984