
Real Madrid të premtën mbrëma ka konfirmuar në sajtin zyrtar se Heinze ka arritur marrëveshje me Olimpikun e Marseilles.
Në komunikatë thuhet: “Real Madrid dhe Marseille kanë arritur marrëveshje për transferimin e Heinzes tek klubi Francez”.
31 vjeçari do nënshkruaj kontratë 3-vjeçare, kurse shuma akoma nuk është bërë e ditur.
Heinze ishte në Marseille para se të lëshohej komunikata, për të bërë teste mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën. Ai ka deklaruar gjatë prezantimit:
“Projektet e klubit më kanë bindur, dhe kështu marrëveshja u arrit shumë lehtë”
“Objektivi është i qartë. Çdo klub i madh lufton për titull, dhe kjo është arsyeja pse jam këtu.”
Në anën tjetër trajneri i klubit, Deschamps, deklaroi:
“Ai është një mbrojtës tipik Argjentinas, që i pëlqejnë dyluftimet. Ai nuk është vetëm një ‘shkatërrues’” – përfundoi Deschamps.
/LajmeSport.com
Tags: Deschamps, Heinze, klub i madh, Marseille, Real
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984