30+1:
Gjyqtari jep vërshëllimën e fundit. Barcelona është skuadra fituese e superkupës së Evropës, dhe merr trofeun e pestë këtë vit.
Minuta 30:
Kobin gjaun nga larg. Provon Parabol. dheeeeeeeeeeeeeeeeee. perpak përfundon valdez në portë bashkë me topin. +1 minute shtese.
Minuta 28:
Barcelona mban topin në posedim, kurse filloi festa në tribuna.
Minuta 25:
Messi pason për Rodriguez. Gjuan dhe GOOOOOOOOOOAAAAAAAAAAAAAAL 1 me 0
Minuta 24:
Kobin hyn në zonë. dheeeeeeeeeeeeee. Nuk arrin. Në anën tjetër Messi godet. Dheeeeeeeeeeeeee. Pret portieri, duke i thënë jo për të satën herë.
Minuta 21:
Seç ra tempo e lojës. Lojë e ftohtë në këto momente.Vjen goditje nga Messi jashte portes.
Minuta 19:
Pedro Rodriguez nga afersia e portës. Dheeeeeeee. Largon Srna topin nga porta
Minuta 18:
Pedro ndëshkohet për simulim. Zverdhja e pare per Pedron ne karrieren e tij ne ndeshjet nderkombetare.
Pjesa e dytë shtesë:
Shakhtari ka në pronësi i pari topin. Fillon pjesa e dytë.
Minuta 15+1:
Goditje nga këndi. Ekzekutohet, por prapë rivënie tjtër. Messi krohoson. Largohet topi. Përfundon pjesa e parë shtesë.
Minuta 15:
Ra pak tempo e lojës. Tani janë sekondat e fundit
Minuta 12:
Depërtim i bukur i Bojan. Godet dheeee. Pret portieri me këmbë. Loja u ngjall tepër.Vjen edhe goditje nga Alves por jashte portes.
Minuta 11:
Inkuadrohet Busquets, largohet Toure. I bën të 3 ndërrimet Barca.
Minuta 9:
Goditje nga Agaobaaaaaa. Dheeeeeeee. Pret Valdez.. Goditja e parë e rrezikshme nga Shakhtar, dhe pikërisht nga i inkuadruari.
Minuta 8:
Është Shakhtari që po mundohet të bëjë sulme dhe të shfaqet i rrezikshëm, por nuk ka rast që ia vlen të ceket.
Minuta 6:
Largohet Henry nga loja, inkuadrohet Krkic
Minuta 5:
Asgjë sa i përket lojës. Akoma asnjë rast konkret
Minuta 3:
Messi pason për Rodriguez. Ky i fundit kalon një lojtar. Gjen Henryn Dheeeeeeee… top i lehtë tek portieri.
Loja shtese ( EXTRA TIME )
Minuta 90+3:
Messi merr karton të verdhë. Përfundon ndeshja.
Minuta 90+2:
Messi depërton bukur, kalon shumë lojtarë… Pastrohet në fund. Tani nxehet gjaku midis lojtarëve në fushë, priten ndëshkime.
Minuta 90+1:
Faul për Shakhtar, krosim në zonë… Largohet topi.
Minuta 90:
Top i rrezikshëm në zonën e Shakhtar, por asgjë konkrete, jemi në përfundim. +3 minuta loje shtese
Minuta 89:
Barcelona pretendon përsëri për prekje me dorë. Faul për Shkakhtar në anën tjetër.
Minuta 86:
Ekzekutohet goditja. Henry gjuan dhe.. Pret portieri.Kane mbetur edhe kater minuta
Minuta 85:
Faul në Henry, që ekzekutohet shpejtë. Godet Messi dhe.. Devijim nga një mbrojtës. Goditje nga këndi.
Minuta 84:
Tani Shkahtari po mundohet të bëjë diç. Posedim i bukur. Goditje nga Kobin.. Jasht portes.
Minuta 82:
Tenton Messi përsëri.. Dhe.. Uffff pret portieri.
Minuta 81:
Largohet Ibrahimovic, inkuadrohet Pedro Rodriguez
Minuta 80:
Tani mban pak topin Shakhtar në pronësi. Merr topin Barca. Pengohet Ibra………… Nuk ka penallti. Ndërrim në radhët e Shkahtar, hyjnë në fushë Kobil dhe Jadson, largohet Fernandinho dhe Gaj.
Minuta 75:
Godet Ibra… Drejt portës, por goditje shumë e plogësht.
Minuta 74:
Më në fund vjen goditje nga Messi. Dheeeeeeeeeeee. Pret portieri. Përsëri shpëton portieri skuadrën.
Minuta 73:
Përsëritet ajo që u përsërit gjithmonë në lojë: Topi hyn në zonë, dhe në fund largon mbrojtja e Shakhtar. E thjeshtë kjo, apo?
Minuta 71:
Henry përpak të arrijë të bëj një gjuajtje akrobatike me gërshetë, por topi nuk arrihet. Ritmi i lojës po rritet, dhe Barcelona po mundohet të shfaq atraktivitet.
Minuta 68:
Blla, blla, blla. Loja është njësoj sikur mësuesi kur na jep detyrë që të shkruajmë fjalinë e njejtë 100 herë.
Minuta 65:
Faul në Messi. Srna ndëshkohet me karton të verdhë.
Minuta 64:
Publikun duket se do e zë gjumi me këtë lojë. Kjo lojë nuk i ngjan aspak një finale të superkuës Evropiane.
Minuta 62:
Vetëm nga një goditje të dyja skuadrat drejt portës. Përalla vazhdon me: Na ishte një Barcelonë që sulmon, dhe një Shakhtar që mbrohet mirë.
Minuta 59:
Sulm për Shakhtar, por nuk kryhet si duhet. Në anën tjetër Barcelona vazhdon të mbulohet nga mbrojtja e Shakhtar.
Minuta 55:
Faul në Ibrahimovic. Ndërhyrje e rrezikshme. Ekzekuton Xavi por topi largohet. Rast për Ibrahimovic.. DHeee.. Goditje shumë e gabuar.
Minuta 53:
Goditje e lirë e Barcelonës. Ekzekuton Dani Alevs… Bien 3 aeroplanë nga qielli, top shumë i lartë.
Minuta 52:
Lojë e bukur e Barcelonës në mesfushë. Kalon Messi 4 lojtarë…. Por, sa ia vlen, kur në fund pastrohet topi.
Minuta 50:
Lojë shumë e zbehtë. Siç duket, Barcelona duhet vetëm të shpresojë në shpërqëndrim të vogël të mbrojtjes së Shakhtar.
Pjesa e dytë
Vazhdon loja në tempo të njejtë. 2 goditje nga këndi në një minutë për Barcelonën. 8-0 në goditje nga këndi, por sa vlen kjo kur rezultati është 0-0.
Minuta 45+1:
Godet Messi, devijohet. Lojtarët e Barcelonës pretendojnë Penallti por gjyqtari tregon vetëm goditje nga këndi. 1 minutë lojë shtesë.
Përfundon Pjesa e parë 0-0.
Minuta 44:
Depërtim i Luis Adrianos, por mbulohet nga mbrojtja e Barcës i vetëm. Tani goditje e lirë për Barcën, në pozitë shumë të mirë.
Minuta 42:
Edhe 3 minuta deri në përfundim të pjesës së parë pa kohë shtesë. Sulmi i Barcës mbulohet mjaft mirë nga Shakhtari që po luan lojë shumë të mbyllur. Rasti i vetëm që përmendet akoma është goditja në minutën 33 nga Messi. Merr pak Shakhtari topin në pronësi, asgjë konkrete.
Minuta 40:
Tjetër goditje nga këndi për Barcelonën. Pritet ekzekutimi i saj nga Messi. Kroson në zonë, topi largohet, rikthehet tek Messi. Krosim përsëri. PËR PAK nuk arrin topi te bashkëlojtarët.
Minuta 38:
221 Pasime për Barcelonën, 76 për Shakhtar. Goditje nga këndi për Barcelonën. Asgjë nuk ndryshon.
Minuta 36:
Vazhdon loja në kahje të njejtë që nuk e ka ndërmend të ndryshojë. Mbrojtje fenomenale nga Shakhtar.
Minuta 33:
Vjen goditja e parë në drejtim të portës. Gjuan Mesi. Dheeee. Pret portieri.
Minuta 32:
Messi gjen shumë bukur Ibrahimovic. Depërton Suedezi i lirë. Pas për Messi, por intervenon mbrojtja në momentet e fundit.
Minuta 30:
Vazhdon të jetë një Barcelonë që ka topin në pronësi dhe një Shakhtar që mbahet shumë mirë e që nuk lejon hapësirë.
Minuta 28:
Skemë e njejtë që si duket nuk e ka ndërmend të ndryshojë. Depërtim i bukur i Abidal, por pastrohet topi në fund.
Minuta 25:
75% të posedimit të topit e ka Barcelona, 25% Shakhtar. Vjen një kros tjetër në zonë nga ana e majtë për skuadrën e Barcës, por përsëri largohet topi nga zona.
Minuta 23:
Tempo e lojës nuk ndryshon. Vjen një goditje e Keitas, por goditje e dobët që nuk sjell asgjë të re.
Minuta 21:
Të dyja skuadrat humbasin nga një top. Lojë relativisht e dobët, por janë akoma 21 minutat e para. Nuk ka asnjë rast konkret.
Minuta 19:
Akoma skemë e njejtë. Barcelona nuk po gjen hapësira në mbrojtje, Shakhtari mundohet të arrij diç me ndonjë kundërsulm eventual. Të dyja anët po mbahen shumë mirë.
Minuta 17:
Tani mundohet Shakhtari të merr lojën në kontroll. Vjen një sulm topi pastrohet, rivënie anësore.
Minuta 14:
Vazhdon Barcelona me tentimet, por duket se mbrojtja e Shakhtar ka marrë lekcione shumë të mira nga kryetrajneri i tyre.
Minuta 12:
Lojë e mirë nga Barcelona, që po mundohet të sulmojë, por nuk po gjen koridore të lira në mbrojtjen e Shakhtar.
Minuta 10:
Përsëri tenton të sulmojë Barcelona, mirëpo nuk ka ndonjë sulm që vlen të përmendet. Shkakhtar po mbahet mirë.
Minuta 8:
Barcelona mban topin në posedim, bën pasime të bukura, dhe merr paksa lojën nën kontroll. Vjen tentativa nga Henry, por pak mbi portë. Goditje e bukur nga Francezi.
Minuta 6:
Messi depërton në krahun e djathtë, topi kapet nga portieri. Në anën tjetër vjen tentativa e parë nga Shakhtari, por larg, larg portës.
Minuta 4:
Rivënie anësore për Barcelonën, Henry depërtonë në zonë, por largohet rreziku nga mbrojtja. Loja akoma në ekuilibiër.
Minuta 1:
Topi i parë i takon skuadrës së Barcelonës. Vërehet që në fillim një ekuilibër dhe një lojë e përqendruar në mesfushë. Vetëm Shakhtari kishte një pozitë jashtë loje.
Siç u informuat, ketu do komentojme LIVE ndeshjen Barcelona vs. Shakhtar ne kuader te Superkupes Evropiane.