ZYRTARE: Gudjohnsen kalon tek Monaco
August 31, 2009
Monaco FC ka finalizuar transferimin e lirë të sulmuesit të Barcelonës Eidur Gudjohnsen, klubi Francez e ka zyrtarizuar këtë transferim.
Për të ardhmen e sulmuesit është shkruar shumë nëpër media pra për largimin e tij.
Islandezi tani ka nënshkruar një kontratë 2 vjecare me skuadrën e Monaco-s, në këtë klub sulmuesi do të bartë numrin 9 në fanellën e tij.
Blerja e Gudjohnsen-it më në fund i ka përfunduar kërkimet e Monacos për një sulmues.
Ish lojtari i Chelsea-t, ka thyer një tabu në skuadrën e Monacos pasi është Islandezi i parë që luan në këtë skuadër.
/LajmeSport.com
Jean-Claude Blanc: I lumtur për ardhjen e Grossos
August 31, 2009
Menaxheri gjeneral i Juventusit Jean-Claude Blanc është i lumtur me blerjen e re të mbrojtësit Fabio Grosso, dhe mendon se Grosso do të shtojë edhe më shumë kualitet në skuadër.
Bianconerët e morrën Grosson vetëm disa minuta para përfundimit të afatit kalimtar, Juventusi morri shërbimet e italianit me një cmim prej 2 milion euro por do ti jep edhe 1 milion të tjera duke u varrur nga paraqitjet e tij, 31 vjecari nënshkroj një kontratë 3 vjecare me Zonjën e vjetër.
”Blerja e Fabio Grossos na shton ende kualitet në skuadër e cila tani më është shumë kompetitive,” Tha Blanc për Juventus.com
“Eksperienca e lojtarit në Ligën e Kampionëve dhe talenti i tij do të na ndihmoj që të jemi të fokusuar në të 3 frontet.
”Ky transfer tani mbyll një cikel të jashtëzakonshëm të blerjeve për Juventusin.
Grosso tani do ti bashkangjitet bashkëlojtarëve të rinjë në Kombëtaren Italiane e cila do ti zhvillojë dy ndeshje kualifikuese për Botërorin 2010.
/LajmeSport.com
Ribery: Jam i lumtur që erdhi Robben-i
August 31, 2009
Edhe pse disa media spekuluan gjatë ditës së sotme se Reali i Madridit ende nuk ka hequr dorë nga Franck Ribery, Francezi tashmë ka deklaruar që nuk do të largohet nga Bayerni këtë verë e cila tashmë përfundoj.
Është besuar se presidenti i Real Madridit Florentino Perez kishte përgaditur një shumë prej 60 milion euro për të marrë shërbimet e Francezit, por presidenti i Realit tani mund ti kursej ato para pas këtij deklarimi të Bavarezit.
”Blerja e Arjen Robben-it më ka bindur që të qëndroi ende ne Bayern. Një blerje e këtij klasi të lojtarit nga klubi më ka bindur që klubi dëshiron ti kthehet sërish trofeve. Unë doja që klubi të sillte një lojtar të këtij klasi dhe tani jam i gëzuar që luaj me një futbollist si Arjen.” Deklaroi Ribery për TZ.
Duhet thënë se Ribery ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Bayernin, e cila përfundon në qershor të vitit 2011.
/LajmeSport.com
A.C. Milan: Digao huazohet te Lecce
August 31, 2009
Milani ka konfirmuar huazimin e Digao-s në drejtim të skuadrës së Lecce-s.
Lajmi është publikuar në webfaqen zyrtare të Milan-it, “A.C.Milan ka konfirmuar se Rodrigo Izecson dos Santos Leite ‘Digao’ është huazuar te U.S. Lecce deri më 30 Qershor 2010.”
23 vjecari është vëllau i ish lojtarit të Milanit Kaka, i cili u largua në drejtim të Real Madridit.
Edhe pse erdhi në vitin 2005 tek Rossonerët, Digao asnjëherë nuk arriti të hy ne 11 e parë, ai më pas u transferua te skuadrat si Rimini dhe Standard Liege.
Lecce shpreson që Digao të jete një udhëheqes i skuadrës për tu rikthyer sërish në Serie A.
ZYRTARE: Grosso Juventin !
August 31, 2009

Juventus ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Fabio Grosso nga Lyoni duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare.
31 vjeçari i kushtoi Juves tre milion euro, një shumë e cila nuk ishte kërkesa e Lyonit e as limitit të Juventusit, dhe kështu është arritur vija e mesme.
Juventus deri tani ka transferuar disa lojtarë shumë të mirë, si Diego, Felipe Melo dhe Fabio Cannavaro.
Arritja e Grossos në Juve do të rregullojë shumë probleme në mbrojtjen e Juventus, duke krijuar kështu vijën e mbrojtjes me Chiellinin, dhe Cannavaron, në prapavijë me portierin Azzur Gianluigi Buffon.
/LajmeSport.com
ZYRTARE: Blerim Xhemajli i huazohet Parmës nga Torino
August 31, 2009
Mesfushori Shqiptar i Torinos Blerim Xhemajli i është bashkuar Parmës, deklaroi klubi në web faqen zyrtare të klubit.
Mesfushori Shqiptar është huazuar te Parma, me opcion blerje për 3.5 milion euro verën e ardhshme. Në këmbim, Torino do merr Daniele Vantaggiato si huazim.
Klubi i ardhur në Serie A Parma, kishte mposhtur shumë klube të mëdha si Napoli, Lazio, Palermo, dhe Fiorentina në garë për Xhemajlin.
/LajmeSport.com
Lajm i fundit: Juventus dhe Lyon arrijnë marrëveshje për Grosson
August 31, 2009

Duket se më në fund Grosso do të jetë lojtar i Juves.
Sipas Sky Sport 24, Juventus dhe Lyon kanë arritur marrëveshje për të transferuar mbrojtësin Grosso tek gjiganti Italian para se të përfundojë merkato.
Juventus ka ofruar 2 milionë euro, Lyon kërkoi 4 milionë, dhe duket se skuadrat kanë arritur një marrëveshje për fituesin e kupës së botës.
Pritet të raportohet edhe në faqet zyrtare të klubeve. Grosso erdhi nga Interi në Lyon në vitin 2007.
/LajmeSport.Com
ZYRTARE: Chygrynskiy lojtar i Barcelonës
August 31, 2009
Dmytro Chygrynskiy ka kaluar testing mjekësor sot në mëngjes me Barcelonën, dhe ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare në Camp Nou për të kompletuar transferimin e vlefshëm 25 milion euro nga Shakhtar Donetsk.
Dmytro u përshëndet me lojtarët e Barcës gjatë trajnimit për ndeshjen kundër Sporting Gijon, në të cilën është shumë e mundshme që Ukrainasi të debutojë.
Dmytro Chygrynskiy ka një klauzolë në kontratë prej 100 milion eurosh.
/LajmeSport.com
Terry vazhdon kontratën edhe për 5 vite të tjera
August 31, 2009
Qendër mbrojtësi I Chelsea-t John Terry ka nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë në Londër edhe për 5 vite të tjera.
Faqja zyrtare e klubit ka publikuar këtë lajm “Chelsea është e kënaqur që John Terry ka vazhduar kontratën edhe për 5 vjet të tjera.”
Më pas ky lajm përfundoj me fjalinë që të dya palët ishin të kënaqur me vazhdimin e kontratës dhe në anën tjetër John Terry ka thënë që është I kënaqur që karierën do ta përfundoj në Chelsea.
Ishin shumë spekulime gjatë verës për të ardhmen e mbrojtësit, ku mbrojtësi ishte shënjestër e Manchester City-t.
Por në fund Terry vendosi të qëndroj në Londër.
Sky Sport ka publikuar një lajm ku thuhet se Terry do të përfitoj £160,000 ne javë.
/LajmeSport.com
Juventus konfirmon se Marchisio nuk e ka këmbën e lënduar
August 31, 2009

Mesfushori nuk vuan nga lëndimi i këmbës.
Mesfushori i Juves kishte shtrëngim muskujsh, e jo lëndim të këmbës siç u mendua në fillim.
Italiani u detyrua të largohet nga ndeshja me Romën, pasi që kishte dëmtim. Pas analizave u vërtetua se nuk bëhej fjalë për lëndim serioz.
Sipas faqes zyrtare të Juventusit Marchisio vuan nga tërheqja e muskujve dhe se do lajmërohet së shpejti për sa ditë do mungojë.
Marchisio është i ftuar në kombëtaren Italiane nga Lippi.
/LajmeSport.Com

