Thursday, May 24th, 2012

Pirlo në Chelsea ?

Published on July 31, 2009 by   ·   1 Comment

39799_hp

Mesfushori Italian i kishte thënë kolegëve të tij nga skuadra e Interit se derbi i së dielës ishte derbi i tij i fundit në fanelën e Rossonerëve.

Tifozët e Milanit janë duke shikuar ndër sytë të tyre se si është duke shkuar një ndër figurat kryesore të klubit , tek ish trajneri Carlo Ançelotti.

Ish trajneri i Milanit nuk e ka lënë sekret dëshirën për ta sjell Pirlon në Stamford Bridge, dhe sipas Corriere dello Sport, 30 vjeçari i ka dhënë lamtumirën lojtarëve të Interit, pas derbit Della Madonnina që u zhvillua në Boston.

“ Ky është derbi im i fundit” raportohet të ketë thënë.

Raportet mediatike thonë se gjiganti londinez ka bërë ofertë prej 14.5 milion eurosh , ku përfshihen shërbimet e Claudio Pizzaro dhe huazimi i Michael Mancienne, huazim i cili u refuzua në fillim të javës.

Por, ka ende për tu negociuar dhe bisedimet pritet të vazhdojnë ditëve të ardhshme.

Pirlo ka kontratë me Milanin deri në qershor të 2011 me pagë sezonale 5 milion euro, por duket se i është ofruar një kontratë katër vjeçare te Chelsea që peshon 6.5 milion euro në sezonë.

Milani më herët është ndarë nga superylli Brazilian Kaka, i cili iu bashkua gjigantit Spanjoll Real Madridit në një mega marveshje prej 67.5 milion euro.

Tags: , , ,

  • http://www.lajmesport.com dd

    tashti kishin mu trasfernu ne milano KAKA MUTU EDHE Scholes(sholja)

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements