Thursday, February 9th, 2012

Mexes mund të jetë mbrojtësi më i mirë në botë nëse… – Luciano Spalleti

Published on July 31, 2009 by   ·  

spalleti
Trajneri i Romës flet për mbrojtësin Philippe Mexes, që sipas Spalettit ndonjëherë eshtë duke ekzagjeruar entuziazmin e tij.

Dje Roma filloi mirë sezonin e ri, duke mundur skuadrën Belge Gent 3-1 në kuadër të rundit të tretë të kualifikimeve për Ligën Europa.

Mbrojtësi Mexes shënoi golin që e ktheu Romën në lojë, në fillim të pjesës së parë. Mbrojtësi Francez është vlerësuar shumë nga trajneri Spaletti, por i cili gjithashtu mendon se Mexes duhet të i shmang avancimet e shpeshta në sulm gjatë lojës.

“Çdo lojtar, çdoherë duhet të i rrespektojë detyrat e tij” citohet të ketë thënë Spaletti. “Ekipi që ka kualitet, duhet gjithmonë të ketë një balancim”

“Mexes shkon shumë në sulm. Nëse ai e kontrollon entuziazmin e tij me më shumë maturitet, mund të jetë një avantazh shumë i madh për ekipin. Ndonjëherë ai bën gjëra që nuk i përkasin atij. Nëse ai respekton rregullat e tij, ai mund të jetë mbrojtësi më i mirë në botë.”

Mexes iu bashkua Romës në vitin 2004 nga Auxerre, dhe deri më sot ka bërë 130 paraqitje, duke u bërë kështu shtyllë e fortë e mbrojtjes së Romës.

/LajmeSport.com

Tags: , , , ,

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's players celebrate the opening

Editorial: Rikthim i Kampionëve – Pesë gjëra që kemi mësuar nga derbi anglez

LajmeSport.com i është kthyer një editoriali mjaftë të ...
Ivorian striker Didier Drogba (CL) celeb

Lojtari i botës për këtë javë

Lojtari i Chelseat i cili këtë javë shkëlqyer ...
Untitled-1

LIVE TRANSFERIMET

Siç ju kemi paraljmëruar më herët se stafi ...

Advertisements

Refero dhe Fito 
Refero dhe Fito