
“Fitova kupën e Shqipërisë me ish-klubin tim Besa, fitova Superligën me Tiranën, dhe fitimi i superkupës do kompletonte trofetë e fituara” – deklaroi mbrojtësi i skuadrës së kryqeytetit Shqiptar, si dhe mbrojtësi i kombëtares Shqiptare.
Kavajasi Andi Lila duket i entuziazmuar me skuadrën e re, Tirana. Ai i është shprehur mirënjohës drejtuesëve të klubit, si dhe ka shfaqur ambiciet e tij me klubin Tiranas.
“Kur erdha në Tiranë jam pritur shumë mirë. Unë kam deklaruar se do fitojmë Superligën, dhe siç shihet arritëm synimit. Tani synim e kemi Superkupën.”
“Në finale të superkupës takohemi me Flamurtarin, i cili na mundi në finale të kupës së Shqipërisë. Jam i sigurt se nuk do gabojmë edhe në superkupë.”
“Tani erdhi Ilija Lonçareviç si kryetrajner që ka përvojë dhe bënë në mënyrë shum profesionale punën e tij, dhe kjo sigurisht është në të mirë të skuadrës.”
Ai gjithashtu ka shfaqur ambiciet e tij me përfaqësuesen.
“Dua fanellë titullari me kombëtaren. Kam qenë non-stop pjesë e skuadrës kohëve të fundit në pregaditje, si dhe kam shfaqur aftësitë e mia, besoj se trajneri Kuzhe do i merr në konsiderat të gjitha.” – përfundoi Lila.
/LajmeSport.com
Tags: Besa, Kombëtarja, Kuzhe, Lila, Superkupa, Tirana
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984