Fitorja në Vlorë riktheu Skënderbeun dominues të këtij edicioni, me korçarët që hodhën një hap mjaft të rëndësishëm drejt titullit. Tashmë ekipi i drejtuar nga Ilir Daja duhet të konfirmojë se mbetet i përqendruar te fusha, edhe pse rivali i radhës është Kamza, një prej skuadrave që i ka krijuar më tepër probleme në këtë kampionat. Dy barazime në dy fazat e para dhe një fitore me përmbysje në shkurt të këtij viti, me Emiljano Vilën që me dy golat e tij iu përgjigj avantazhit të kundërshtarëve me Filin.

Ecuria negative e Kamzës në javët e fundit nuk duhet të shërbejë si arsye për ta nënvlerësuar. Përkundrazi, me ekipin që nuk fiton prej shtatë javësh, rrezikun real të rënies nga kategoria dhe ndryshimin në drejtimin teknik të ekipit, janë arsye përse çdo nënvlerësim do të ishte një vetëvrasje.

Kamza kërkon dëshpërimisht pikët e mbijetesës dhe pret të reagojë në fushë. Në anën tjetër, dueli me rivalin më problematik të këtij kampionati, mund të vlejë dyfish për Skënderbeun, që do të jetë me veshët edhe nga Kukësi, aty ku skuadra e Pacult luan me një rival direkt për vendin e dytë si Partizani. Tri pikët do t’i afronin korçarët me titullin, megjithatë askush nuk e cilëson të mirëqenë fitoren përballë ekipit befasues të gjysmës së parë të sezonit, që është gati të dhurojë të tjera surpriza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here