Futbolli i femrave është zhvilluar shumë vitet e fundit. Vajzat janë po aq profesioniste sa meshkujt sa u përket përgatitjeve dhe impenjimit, por kur vjen puna te shifrat që përfitojnë, diferencat janë të paimagjinueshme.

Braziliania Marta Vieira da Silva mbetet futbollistja më e paguar në botë. Kur luante më Suedi me Rosengradin, përfitonte 500 mijë dollarë në vit (pak më shumë se 400 mijë euro). Aktualisht është pjesë e Orlando Pride në Amerikë dhe e ka pagën 41.000 dollarë në sezon.

Më e paguara për momentin është amerikania Alex Morgan, me 450.000 dollarë në vit (mbi 360.000 euro). Podiumin kompletohet nga Megan Rapinoe me 168.000 dollarë në vit (136.000 euro). Paga për t’u respektuar, por nëse i krahason me shumën që përfiton Neymar për një sezon te PSG diferenca është e frikshme.

Sipas një studimi të kryer nga “Statista”, në 7 kampionatet më të rëndësishme në botë në futbollin e femrave pagat për 1693 lojtare shkojnë në total 42.6 milionë dollarë. Janë marrë në studim kampionatet e Shteteve të Bashkuara, Australisë, Meksikës, Francës, Anglisë, Gjermanisë dhe Suedisë.

Pra, nëse bëhet një krahasim, thuasje 1700 lojtare në 7 kampionate fitojnë në total më pak se Neymar, paga e të cilit te PSG kap shifrën 43.8 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here