Përpara fillimit të pjesës së dytë të sezonit Kukësi ka testuar për herë të fundit formën në një miqësore ndaj Dinamos. Nga Antalia në Tiranë trajneri Peter Pacult nuk ul ritmin, përkundrazi, pas seancave stërvitore ka kërkuar të heqë dyshimet e fundit përpara se kampionët në fuqi të zbresin në fushën e lojës ditën e premte në transfertën shkodrane. Në testin ndaj bluve të kryeqytetit verilindorët kanë fituar 5-1, me gola të shënuar nga Shkodra, dy herë Guri, Bakaj dhe Ymeraj. Për Dinamon golin e vetëm e shënoi Lika në pjesën e dytë. Trajneri ri i kampionëve është i kënaqur jo vetëm nga kjo miqësore, por edhe nga ato të zhvilluara më parë në Antalia.

Jam i kënaqur e lojtarët pasi ata zbatuan pikërisht ato që unë kam kërkuar. Ishte një test i mirë për të gjithë.

Sa herë që ndryshohet trajneri gjatë ecurisë së sezonit bëhet krahasimi me paraardhësin. Trajneri i kampionëve në fuqi eviton komentet, duke ua lënë këtë detyrë të tjerëve.

Nuk e di a jemi më mirë apo më keq, sepse nuk e kam ndjekur më parë Kukësin, këtë duhet ta thoni ju. Por mua më pëlqen skuadra sesi sillet.

Ndeshja e parë për Kukësin do të jetë në transfertë me Vllazninë, një kundërshtar që, gjithashtu ka bërë disa ndryshime në përbërje. Diferenca me kreun është e madhe dhe për trajnerin e verilindorëve duhen marrë ndeshjet një e nga një

Kemi ende kohë për të menduar dhe do të shohim gjithmonë nga ndeshja e radhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here